Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj ka ngritur alarmin duke paralajmëruar për mundësinë e rritjes së biletës së autobusit, nga 40 lekë që është tani në 60-70 lekë.
Më tej, Memaj shtoi se ky sektor po has vështirësi në gjetjen e shoferëve per shkak se shume Shqiptarë po zgjedhin te largohen nga vendi, pasi në vendet e BE-së marrin paga më të larta. Pas këtij paralajmërimi pritet edhe reagimi nga autoritetet qeveritare dhe lokale për të mbrojtur qytetarët në mënyrë që mos rritet çmimi i biletës së urbanit.
“Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim” – u shpreh Memaj.












