Gazetari Blendi Fevziu ka befasuar kur ka pranuar se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 i fiton sërish Edi Rama, me shqiptarët që do t’i besojnë mandatin e katërt qeverisës.
Pavarësisht se është një demokrat i “flaktë”, Fevziu tha se opozita ka pak shanse t’i fitojë zgjedhjet, për shkak të disa gabimeve që ka bërë.
“Shanset që opozita të vijë në pushtet nuk më duken të mëdha. Nuk duhet ti gjejmë arsyet vetëm në vitin e fundit. Opozita ka bërë gabime fatale, që do të kenë kosto mbi dhjetë vjeçare, dalja nga parlamenti, lejimi i mazhorancës për të bërë ligjin zgjedhor si do, bojkoti i zgjedhjeve lokale. PD la bastionet dhe më pas i humbi edhe në 2023. E treta, kaosi i krijuar në opozitë pas përjashtimit të Berishës nga Basha, krijoi edhe një problem që nuk rikuperohet brenda ditës. Problemi kryesor, Rama nuk ka përkrahjen e më shumë se gjysmës së shqiptarëve. Numri i të pakënaqurve është më i madh por nuk votojnë për opozitën”, tha Fevziu.












