Ëngjëll Cani, Babai i Martin Canit, ka rrëfyer momentet e para kur mori vesh se djali i tij ndodhej në spital me disa plagë në trup dhe më pas mësoi se është ndarë nga jeta.
Gjatë një intervistë në “MCN TV”, babai i Martini shprehet se është i tronditur nga ngjarja dhe se ende nuk e beson që diçka e tillë mund t’i ndodhte të birit në derën e shkollës.
“Mësuesja më tha Martini është te ‘Trauma’. Vajta aty, më thanë është në sallë të operacionit. Pas gjysëm ore më thanë Martini nuk mbijetoi sepse kishte një thikë në zemër. Bota më ra përmbi kokë! Pak më pare kisha mësuesen e Martinit dhe po më tregonte se ishte model, shembullor, një njeri që e donte e gjithë shkolla, e gjithë lagjia këtu. Pyet çdo njeri që e njeh Martinin, ishte lider i vërtetë, humorist i vërtetë, nuk kam fjalë ta përshkruaj”, tha mes lotësh babai i Martin Canit.












