Një tjetër kryebashkiak i PD-së së Sali Berishës del pro ardhjes së refugjatëve në vendin tonë, pas marrëveshjes me Italinë.
Albert Malaj, kryetar i Bashkisë në Memaliaj i ka dërguar kryeministrit Edi Rama në letër, ku shpreh gatishmërinë e tij për të pritur në këtë qytet refugjatët.
“Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish-ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij.