Gazetari Arjan Çani i ka thënë me ironi deputetit Flamur Noka se kryeministër i ardhshëm duhet të jetë Lulzim Basha.
Noka tha se u gënjyen nga Basha lidhur me braktisjen e mandateve, por Çani tha me ironi se përderisa Basha ka qenë kaq i aftë sa të gënjente gjithë ata burra e gra, atëherë sipas tij është gjeni dhe duhet të ketë kryeministër.
“O Flamur e provuat njëherë mosbindjen civile, e provuar përmes djegies së mandateve. Budallëk nuk ishte pse braktisët mandatet, por pse nuk e çuat deri në fund. Duhet të mos lejonit të mos bëheshin zgjedhjet. Duhet të tregonit forcë. Rama po tregon forcë në këtë vend, prandaj nuk i del kundër askush. Edhe Berisha nuk ka qenë kundër mandateve. Them për atë çfarë ka thënë jashtë pa… Unë si Arjan nuk them që ju bëtë gabim që i dogjët mandatet. Ore ky Lul Basha qenka një gjeni, ky duhet të jetë kryeministër i ardhshëm. Gjithë ata burra e gra atje, si iu gënjeu të gjithëve. Partnerët bënë thirrje atëherë, mos i digjni mandatet”, tha Çani.












