Thursday, July 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Çfarë ka vendosur të bëjë Berisha sot në Kuvend/ Qeveria Rama do të shpallë…

by Rilindje
17/03/2026
in POLITIKË
Rama paralajmëron rregulla DRASTIKE në Kuvend: Stop legalizimit të rrugaçërisë në…

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë një seancë plenare me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”.

Në projektrezolutën e paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Rama, i kërkohet qeverisë shqiptare që menjëherë pas miratimit nga Kuvendi, ekzekutivi të shpallë organizata terroriste Hezbollahun dhe Pasdaranët.

Drafti dënon sulmet kibernetike të Iranit kundrejt institucioneve të Shqipërisë, ku i fundit ishte ndaj Kuvendit dhe u bën thirrje vendeve të tjera demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve.

Por ndërsa kjo rezolutë është cilësuar “nevojë urgjente” nga socialistët, demokratët kanë deklaruar se do ta bojkotojnë seancën.

“Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit”, është shprehur kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në vend të parlamentit, opozita ka zgjedhur të jetë sot në terren pranë qytetarëve për t’u mobilizuar për protestën e 22 marsit.

“Opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve. Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit”, shton ai më tej.

Qëndrimit të PD iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili njoftoi se seanca do të paraprihet nga konferenca e kryetarëve, e cila duket të jetë thirrur pikërisht për ta përfshirë dhe këtë pikë në axhendë.

“Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni”, tha Balla.

NGA KATEGORIA

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…
POLITIKË

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

01/07/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët deri te rritja e fondeve! Qeveria Rama tregon NDRYSHIMET në…

01/07/2026
U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…
POLITIKË

U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…

30/06/2026
Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…
POLITIKË

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…

30/06/2026
VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…
POLITIKË

VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…

30/06/2026
VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…
POLITIKË

VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…

30/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

E RËNDË/ Kreu i SPAK-ut: Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg
AKTUALITET

SPAK me strategji të re, kreu Klodian Braho: Mund të nisim vetë me arrestimet…

01/07/2026
Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…
POLITIKË

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

01/07/2026
Zbardhet i plotë vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë bonus…
AKTUALITET

Zbardhet i plotë vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë bonus…

01/07/2026
EDI RAMA

E bujshme/ Çfarë “surprize” po përgatit Diaspora për Ramën në ditëlindjen e 62-të…

01/07/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët deri te rritja e fondeve! Qeveria Rama tregon NDRYSHIMET në…

01/07/2026
Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Kryeministri Rama që në mëngjes publikon VIDEON e pazakontë: Shikoni…

01/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!