Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u filmua teksa dilte nga Prokuroria e Posaçme me një valixhe me dokumente.
Ilir Beqaj u paraqit në Gjykatë me valixhe, për të marrë aktet hetimore të dosjes së Sterilizimit, për të cilën akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.
Vetë Beqaj tha për median se dosja është shumë e madhe. Fillimisht Beqaj refuzoi që të paguante shumën prej rreth 10 milionë lekë për të marrë këtë dosje, më pas GJKKO ia vuri falas në dispozicion.
Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.












