Pavarësisht se mbaroi sezoni turistik veror, Euro po e mbyll muajin nëntor në një pozitë të vështirë në raport me Lekun.
Sipas kursit të këmbimit në Bankën e Shqipërisë, 1 Euro këtë të martë (19 nëntor) po këmbehet me 98.17 Lekë. Ky rezulton të jetë zhvlerësimi më i ulët i regjistruar ndonjëherë në raport me Lekun, që kur Euro u bë monedha e Bashkimit Europian.
Në pozitat e Euros kanë ecur edhe monedhat e tjera të huaja, pasi Dollari sot këmbehet me 93.05 Lekë dhe Paundi britanik 117.38 Leke.
Të fituarit më të mëdhenj nga zhvlerësimi i Euros janë importuesit që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm.












