Pavarësisht se mbaroi sezoni turistik veror, Euro po e mbyll muajin nëntor në një pozitë të vështirë në raport me Lekun.
Në tregun e lirë valutor, 1 Euro këtë të martë (26 nëntor) po blihet me 97.9 Lekë dhe shitet 98.6 Lekë. Ky rezulton të jetë zhvlerësimi më i ulët i regjistruar në raport me Lekun.
Ditët e fundit janë forcuar pozitat e Dollarit pasi sot këmbehet me blihet 93.2 Lekë dhe shitet 94.4, kurse Paundi britanik blihet me 116.9 Leke dhe shitet 118.1 Lekë.
Të fituarit më të mëdhenj nga zhvlerësimi i Euros janë importuesit që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm.












