Pasi Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 2 vite burg, mediat greke shkruajnë se Beleri nuk do të mund të jetë i pranishëm për të bërë betimin e tij në Parlamentin Europian.
Beleri ka paralajmëruar se cështjen do ta cojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe se nga tani e tutje problemin do ta ketë kryeministri Edi Rama.
“Në çdo vend europian dhe në çdo sistem gjyqësor që funksiononte sipas rregullave të shtetit të së drejtës, lirimi im do të ishte një rrugë njëkahëshe pavarësisht zgjedhjes sime apo jo. Rama do ta ketë problemin tani e tutje. Rama veproi si një puçist i zakonshëm. Kam duruar kaq shumë muaj pavarësisht padrejtësisë“, tha Beleri.












