Këtë fundjavë dhe në vazhdim, temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit, pasi pritet që të pësojnë rënie drastike.
Sinoptikania Lajda Porja, thotë se duke filluar që nga mbrëmja e së shtunës do të kemi ndryshim të kushteve të motit, pasi në vendin tonë do të depërtojnë masat e ftohta polare.
“Na pret një fundjavë mjaft dinamike. Duke filluar që nga e shtuna në mbrëmje do të kemi një ndryshim drastik të kushteve armosferike. Dita e shtunë do të sjellë depërtimin gradual të një mase të ftohtë polare, e cila do të zbresë drejt Gadishullit të Ballkanit dhe Shqipërisë duke sjellë menjëherë ndryshim të kushteve atmosferike. Ditën e dielë parashikohet që temperaturat të pësojnë një rënie me 6 apo 7 gradë për shkak të masës së ftohtë. E diela do të jetë me reshje shiu dhe dëborë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, dëbora pritet që të zbresë deri pranë zonës së ulët, kryesisht në atë të Mbishkodrës. Reshjet e dëborës më të dendura parashikohen ditën e dielë dhe më të pakëta do të jenë gjatë ditës së shtunë. Nga dita e dielë dhe në vijim do të përjetojmë ditë tipike dimri“, tha Porja.












