Megjithëse Tirana po “digjet” nga i nxehti afrikan, e kundërta po ndodh me Elbasanin e cila pasditen e sotme është përfshirë nga një stuhi e fortë shiu që ka zgjatur rreth një ore, ku janë shkaktuar disa dëme materiale.
Bëhet me dije se në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh si pasojë motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.
Ndërkohë burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq. Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore.












