Lajm i mirë për qytetarët e Tiranës pasi çmimi i biletës së transportit urban nuk do të rritet.
Kërkesës së operatorëve për dyfishim të çmimit (për të çuar 80 lekë biletën), Bashkia e Tiranës e udhëhequr nga Veliaj iu është përgjigjur me dhënie subvencionimi deri në 10 lekë për çdo biletë të shitur.
Sipas operatorëve, përfshirë TVSH-në vlera e kompensimit arrin në 12 lekë për biletë dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës e cila do të vazhdojë të qëndrojë 40 lekë.
Gjithashtu Bashkia e Tiranës ka miratuar kompensimin 100% ndaj operatorëve për abonetë FALAS që shpërndan për ‘studentët’ dhe ‘pensionistët’ duke nisur nga 1 janari 2025.












