Këshilli i Mandateve ka dhënë autorizimin për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, në mënyrë që SPAK të kërkojë në gjykatë masën ‘arrest me burg’ ose ‘arrest në shtëpi’ për ish-kryeministrin.
Ish prokurori Eugen Beci tha se në rast se Berisha do të thyejë masën e ‘arrestit në shtëpi’, atij thjesht do t’i shtohet një vepër tjetër penale.
Pyetje: Berisha mund të shkojë në arrest shtëpie. Ç’ndodh nëse doktori del jashtë? Se ai nuk bindet…
Eugen Beci: “Gjykata kur cakton masën e sigurimit, cakton edhe kushtet dhe kriteret, me policë apo pa policë, kë mund të takojë, etj. Gjykata e vendos këtë. Ai duhet të deklarojë banesën ku do të qëndrojë, duhet ose çertifikatë pronësie ose kontratë qiradhënie. Nëse Berisha del, do të thotë që ti shtohet një vepër tjetër penale. Fatkeqësisht do të marrin edhe policët për shpërdorim detyre“.












