Një avion i nisur pasditen e sotme nga Tirana me destinacion Hamburgun në Gjermani, devijoi nga itinerari, për arsye që për momentin ishin të paqarta.
Fluturimi “W4 5107” që operohet nga Wizz Air Malta, u nis nga aeroporti i Tiranës jo në orën 17:20 sipas planifikimit, por në 19:07.
Në orën 20:15 ai duhet të mbërrinte në Hamburg, por kjo nuk ndodhi. Flight Radar raportoi se avioni devijoi nga rruga që kishte nisur dhe u ul në Vjenë. Nga Aeroporti i Tiranës informohet se avioni i nisur nga Rinasi është ulur në Vjenë duke devijuar, për shkak të një emergjence shëndetësore.
“Një pasagjer në avion ka shfaqur probleme shëndetësore. Në këto kushte, piloti ka vendosur të devijojë avionin dhe të ulet në Vjenë“, thanë burimet zyrtare.