Sipas sondazhit të publikuar vetëm pak ditë më pare nga “Report TV”, Kryeministri Edi Rama mbetet politikani më i preferuar i qytetarëve Shqiptarë.
40.0% ose e thënë ndryshe rreth 815 mijë qytetarë kanë opinion POZITIV për Edi Ramën, i cili si askush më parë ka marrë besimin e votuesve dhe qeveris prej 3 mandatesh vendin tonë.
Sipas sondazhit të realizuar nga Eduard Zaloshnja, pas kreut të qeverisë, në vendin e dytë si politikani më i pëlqyer renditet Sali Berisha, me 21% te votave ose e thënë ndryshe rreth 430 mijë qytetarë kanë votuar për ish-kryeministrin tashme nen hetim nga SPAK për dosjen “Partizani”.
I treti pozicionohet Lulzim Basha me 4.7% me rreth 95 mije vota, kurse në vendin e fundit renditet Ilir Meta si politikani më pak i preferuar ose e thënë ndryshe më i urryeri i Shqiptarëve. Sipas sondazhit Ilir Meta ka marrë 3.7%, pra vetem 75 mije votues.