Deputeti demokrat, Dashnor Sula thekson se është momenti për të radikalizuar aksionin opozitar, duke paralajmëruar edhe grevë urie.
Dash Sula tha se ja vlen që demokratët të vdesin për demokracinë në Shqipëri.
“Është shkallmuar mjeti i vetëm i parlamentit me ligjin për komisionet hetimore dhe e kam thënë që ne nuk duhet të kemi marrëveshje me mazhorancën, ne nuk duhet të hyjmë në parlament, por në ngujim dhe grevë urie. Ia vlen të vdesësh si burrat për demokracinë. Ajo që thashë atëherë duhet të bëhet tani. Është momenti për radikalizim, grevë urie e sakrificë sublime. Ka burra parlamenti. Unë jam i pari që hyj në grevë”, tha Dash Sula.












