U rritëm me këngët e tyre, pamë filmat e tyre dhe mësuam të bëjmë televizion prej tyre. Shqipëria prej dekadash mbetet e ndarë mes tifozëve axurr dhe gjerman në futboll, por dyert e para të “parajsës sociale”, ekonomike apo shoqërore na i hapën pikërisht ata, italianët.
Nën shembullin italian tentuam të vishemi, të ushqehemi dhe të shfaqemi, por brenda tre dekadave, Italia dhe Shqipëria, janë shumë më pranë.
De Biasi kujton natën e parë kur erdhi në Tiranë ku Shqiptarët janë paragjykuar vazhdimisht si “njerez të këqinj” por për trajnerin italian gjithçka është e pavertete.
“Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës. Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu që të isha më i qetë me veten”, tha De Biasi.












