Friday, July 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Debati për “çetën e mikrofonit”/ Aktivisti me akuza për organizatorët në protestë: Pse po e sulmoni SPAK-un

by Rilindje
17/07/2026
in AKTUALITET
Debati për “çetën e mikrofonit”/ Aktivisti me akuza për organizatorët në protestë: Pse po e sulmoni SPAK-un

Protestat e qytetarëve kanë hyrë në ditën e 48-të të tyre. “Revolucioni Flamingo”, ashtu sikurse u pagëzua që në fillimet e tij, vijon të mbajë në qendër të kërkesave dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ndërsa protestat vazhdojnë të zhvillohen, nuk kanë munguar as debatet dhe përplasjet mes vetë figurave që i mbështesin apo i ndjekin nga afër.

Së fundmi ka reaguar sërish aktivisti Taulant Muka, i cili ashtu si edhe më herët, ka kritikuar ata që ai i cilëson si “çeta e mikrofonit”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Muka ka vënë në pikëpyetje jo vetëm mënyrën se si organizohet protesta dhe mesazhet që përcillen nga folësit në podium, por edhe qasjen e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij retorika e përdorur në protestën e fundit është përqendruar sërish te sulmet ndaj SPAK-ut, teksa nuk ka “kursyer” as akuzat për mungesë të njohurive elementare mbi funksionimin e procedurave ligjore.

Për të përforcuar dhe këtë qëndrim të tijin aktivisti argumenton se kërkesat për arrestimin e zyrtarëve të lartë nuk varen nga Prokuroria e Posaçme, por në rastin e deputetëve, heqja e imunitetin është një kompetencë që i takon Parlamentit.

“Çeta e mikrofonit vazhdoi edhe dje me parullat anti-SPAK. Pasi bënë show dhe u tallën me qytetarët duke çuar në SPAK një libër, e jo një kallëzim penal, tani vazhdojnë të pyesin pse SPAK nuk e fut në burg Belinda Ballukun apo Edi Ramen?!

A kanë njohuritë bazë ligjore? A e dinë se heqja e imunitetit të një deputeti nuk është në dorën e SPAK-ut, por është kompetencë e Parlamentit? Fajin SPAK e ka që parlamenti nuk i heq imunitetin Ballukut?!”, shkruan Muka, duek ngritur kështu dyshime dhe mbi arsyet e sulmeve të vazhdueshme ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe lënë të kuptohet se pas kësaj retorike mund të fshihen interesa personale të individëve, që sipas tij qëndrojnë pranë organizimit të protestës.

NGA KATEGORIA

Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh: Suplementi dhe shpikja ime! Kush kaloi Covidin…
AKTUALITET

Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh: Suplementi dhe shpikja ime! Kush kaloi Covidin…

17/07/2026
Protestat masive për Zvërnecin/ Spiropali sfidon hapur Edi Ramën: Të është prishur gjumi! Pushteti është bërë…
AKTUALITET

Ish-ministri komenton nismën e Elisa Spiropalit: Lëvizja brenda partisë do…

16/07/2026
Aksident tragjik mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, makina bëhet “copë copë”, kush është i riu që humb jetën…

16/07/2026
“Çmendet” moti/ Tirana “përvëlohet”! Por papritur ja “plas” rebeshi i shiut në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Tirana “përvëlohet”! Por papritur ja “plas” rebeshi i shiut në qytetin…

16/07/2026
“Në mes të Korrikut vjen ferri”/ Meteorologia befason: Ja çfarë na pret këto ditë…
AKTUALITET

“Në mes të Korrikut vjen ferri”/ Meteorologia befason: Ja çfarë na pret këto ditë…

16/07/2026
Gjykata e Lartë do ta nxjerrë nga burgu? E FUNDIT: Zhvillim i papritur nga dosja “Veliaj”, sapo jep…
AKTUALITET

Gjykata e Lartë do ta nxjerrë nga burgu? E FUNDIT: Zhvillim i papritur nga dosja “Veliaj”, sapo jep…

15/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

“Kam një lajm të keq!”/ Rama tregon çfarë ka ndodhur: Pas 5 vitesh, në Shqipëri…

17/07/2026
Debati për “çetën e mikrofonit”/ Aktivisti me akuza për organizatorët në protestë: Pse po e sulmoni SPAK-un
AKTUALITET

Debati për “çetën e mikrofonit”/ Aktivisti me akuza për organizatorët në protestë: Pse po e sulmoni SPAK-un

17/07/2026
Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh: Suplementi dhe shpikja ime! Kush kaloi Covidin…
AKTUALITET

Mjeku Edvin Prifti jep lajmin e madh: Suplementi dhe shpikja ime! Kush kaloi Covidin…

17/07/2026
Rama mbron deputeten e tij dhe “shpërthen” ndaj Lutfi Dervishit: S’ka as shkollë, asnjë…
POLITIKË

Rama mbron deputeten e tij dhe “shpërthen” ndaj Lutfi Dervishit: S’ka as shkollë, asnjë…

17/07/2026
Biznesmeni i “qan hallin” Ramës nga rënia e euros, kryeministri e këshillon: Mos…
TË TJERA

Biznesmeni i “qan hallin” Ramës nga rënia e euros, kryeministri e këshillon: Mos…

17/07/2026
Mereme Sela nuk heq dorë nga Partia Demokratike, zbulohet LËVIZJA e demokrates që “sfidoi” Berishën…
POLITIKË

Mereme Sela nuk heq dorë nga Partia Demokratike, zbulohet LËVIZJA e demokrates që “sfidoi” Berishën…

17/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!