Nga shiu në breshër. Sara dhe Bardhi kanë shkëmbyer puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke u kthyer në çiftin e dytë që zyrtarizohet brenda Shtëpisë së Big Brother VIP këtë edicion të tretë.
Megjithatë pas puthjes nuk kanë munguar as ngacmimet e banorëve, ndërsa Meri duke ‘i qarë hallin’ Bardhit, e vuri më në siklet.
“O boo, shife atë u shkri… O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin”- i tha Meri, koment të cilit këngëtari i replikoi duke thënë: “Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë”
Meri: Po, ti po si një mjellmë e zezë. O boo, shife atë u shkri, o gjynah për Zotin. O Bardhi, për Zotin ik futi ndonjë dush dhe fli me Meritonin.
Sara: Që të mbledhësh veten…
Meri: Është varianti më i mirë. Kur të ngrefet kështu, futi një dush.
Bardhi: Jam duke bërë dush 7 herë në ditë… plus pishinë.
Meri: 7 herë në ditë, i paska numëruar mavriu. Ah mavriu ti ç’të ka gjetur, ç’tu desh ty mor vëlla.












