Avokati Spartak Ngjela, theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” ishte një dështim.
Rama deklaroi se ka marre fund misioni i “Ballkanit te Hapur”, ndersa Ngjela tha se kryeministri shqiptar duhet te kerkoje falje.
“Dështim ishte nuk mund të realizohej. Që të ekzistonte ‘Ballkani I Hapur” Shqipëria duhet të ishte free zone. “Open Balka” nuk na dha asnjë gjë. Rama e kishte bashkë me Vuçiç këtë nismë. Nuk ka prodhim industrial. Ajo që e dërmoi këtë nismë ishte se nuk e pranoi Kurti. Në vend që të thotë më falni se gabova thotë mbaroi. Për strukturën ekonomike që ka Shqipëria nuk mund të bëhej. Nëse do bëhej Shqipëria do përfundonte në koloni”-tha Ngjela.












