Udhëtimet me kompaninë e fluturimeve Wizz Air vijojnë të jenë problematike, duke lënë nëpër aeroporte pasagjerët për shkak të shtyrjes ose anulimit të fluturimeve.
“Report TV” sjell rregulloren e Parlamentit Europian e cila ka caktuar të drejtën për dëmshpërblim financiar në rast të vonesave ose problemeve me fluturimet.
Kështu nëse keni mbërritur në destinacionin tuaj përfundimtar me një vonesë prej më shumë se 3 orësh, përveç nëse vonesa ishte për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ju keni të drejtë: Kompensimet e fluturimit lëshohen në vlerë prej 250 €, 400 € ose 600 €.
Ato varen nga distanca e fluturimit – sa më i gjatë të jetë fluturimi, aq më i madh është kompensimi. Ja tabela me vlerat e dëmshpërblimit:












