Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 2 vite burg për Fredi Belerin.
Ambasadorja greke Kostantina Kamitsi ishte e pranishme në seancë gjyqësore teks kërkoi që Fredi Beleri të lejohet të marrë pjesë në seancën e Parlamentit Europian.
“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikpyetje për objektivitetin e procesit e çështjes prezumimi i pafajësisë, burgimi i zgjatur i Belerit, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të dejtës së betimit. Zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen”, tha Konstantina Kamitsi.












