Deputetja e PD-së për qarkun e Elbasanit, Flutura Açka e cila deri më tani është në grupin e Lulzim Bashës, thotë se partia e saj është SPAK.
Në këtë mënyrë, Flutra Açka nuk ka pranuar ftesën e Sali Berishës për bashkim tek PD e tij.
Reagimi i saj është epik i Flutra Açkës sepse thotë se “SPAK është partie ime”, duke nënkuptuar se arrestimi i Berishës mbetet gjëja më e duhur.
”Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e vet politik, edhe pse në demokraci nuk e zgjedh dot. Thjesht e ke. Unë zgjodha aleatin tim: SPAK-un. Sa mijëra e mijëra mendojnë si unë? Ajo është, pra, PARTIA IME”, shkruan Açka.












