Opozita ka organizuar një demonstratë ku bie në sy numër i ulët i protestuesve që kanë hedhur molotovë në drejtim të disa institucioneve dhe u është vënë flaka disa objekteve si kazanë plehrash, stacione autobuzi, etj.
Gazetari Ylli Rakipi ka shtruar pyetjen për panelin se përse Sali Berisha nuk del nga banesa ku ndodhet në “arrest shtëpia” dhe të bëjë “Mosbindjen Civile”.
Ylli Rakipi: “Mosbindje civile thonë këta… Doktori po të dilte nga aty, kjo do të quhej mosbindje civile. Jo djegia e koshave që po bëjnë. Dalja nga shtëpia, kjo është mosbindja civile e vërtetë. Mobindja civile nënkupton shkeljen e ligjit ose rregullave, por në mënyrë paqësore, për të mundësuar ndryshime në legjislacion, arritjen e të drejtave të barabarta, etj. Një shembull tipik në histori, aktivistja Rosa Parks në vitin 1955 në Alabama, refuzoi t’ja lirojë vendin në autobus një personi të bardhë dhe të ulej në fund të autobuzit, sic duhet të bënin zezakët në Amerikë. Është një akt i mirëfilltë i mosbindjes civile. Mosbindja civile mund të jetë përshembull, bllokimi i rrugëve, refuzimi për të vajtur në punë në grup, pra një formë greve”