Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje lidhur me pjesën e dytë të investigimit të Rai3, akuzat e ngritura ndaj qeverisë Rama.
Në pjesën e parë të podcastit “Të Pashoq”, Dervishi ka thënë se e reja e atij emisioni ishte dëshmia e Arben Ahmetajt. Sipas tij intervista është mbi 1 orë dhe ai ka thënë gjëra shumë më të forta se ajo që Rama priste mafiozë në zyrë.
“Para se të publikohej videoja ne na erdhën info se çfarë i kanë marrë Ahmetajt me kamera të fshehtë. Edhe nga ana vizuale, nëse Ahmetaj do kishte rënë dakord nuk do fuste thonjtë nëpër dhëmbë duke i ngrënë. Ideja që ke një kamera, edhe e fshehtë, do ishe më i kujdesshëm. Ato makaronat vareshin. Kur e di që po filmohesh nuk e bën. Ne na mbërritën detaje të tjera nga intervista se ka qenë e gjatë 1 orë dhe ka detaje më të rënda. Po të ishin thënë ato detaje do ishte një farë tërmeti. Edhe për shkak se italianëve nuk u lidhej me temat, nuk e publikuan. Me 1000 për qind e sigurt është e fshehtë. Nuk është çudi që dhe ato pjesë të ishin në dokumentar, por Ahmetaj mund të ketë reaguar duke thënë se unë ju hedh në gjyq“, tha Dervishi.












