Pasi Apeli i dha “vulën” grupit të Alibeajt, demokrati Gazment Bardhi ka paralajmëruar zgjedhje të reja brenda PD-së.
Pas zgjedhjeve lokale te 14 majit, Bardhi tha se në PD duhet të zhvillohen zgjedhje për të gjitha strukturat e saj deri tek kryetari, e cila sipas tij, do t’i japë fund krizës brenda PD-së.
A do të mbahen zgjedhje pas 14 majit? “Patjetër. Sëpari, se kush do kandidojë, është një vendimarrje që nuk e vendos unë por e vendosin strukturat e partisë në momentin kur përcaktojnë kriteret e kandidimit. Këtë ofertë ia kemi bërë Berishës dy herë më parë, përpara se të dilte vendimi i shkallës së parë, edhe pasi doli vendimi i shkallës së parë. Tani që është krijuar ngërçi ligjor, padyshim që duhet të shkohet në një proces zgjedhor nga baza deri tek kryetari”, tha Gaz Bardhi.












