Duket se tashmë erdhi dimri i “vërtetë” pasi për javën e ardhshme Shqipëria “mbërthehet” nga i ftohti.
Dite e henë moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. E Marta sjell reshje shiu të cilat në veri-perëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.
Për ditën e Mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit.
Për ditën e Enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.













