‘Top Story’ është zhvendosur live në Tunelin e Llogorasë, vetëm disa orë para inaugurimit.
Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash tuneli i Llogorasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.
Balluku: “Këtë tunel e kam përjetuar me emocione madje edhe kam qarë, ishin të gjithë punonjësit duartrokisnin mundin e tyre. Kam ardhur me optimizëm, tashmë është pjesë e krenarisë së të gjithë gjerdanit të infrastrukturës, nuk besoj se do të ketë lot sot. Këtu ndodhemi në një tunel 6 km i cili ka 11 dalje në tunelin në të djathtën tonë tuneli i emergjencës, këto dalje krijojnë një lloj korridori ajror që ditën, gjatë verës është 15 gradë C dhe është ftohtë“.