Lajmi i divorcit mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është komentuar nga analistët Curri dhe Karamuço të cilët kanë dhënë mendimin e tyre për këtë ndarje ku “molla e sherrit” është SPAK-u.
Arjan Curri: “Kaq e thellë ka qenë tradhtia në marrëdhëniet me SPAK. Mund të kthehet njëri kundër tjetrit. Mund të jetë e vërtetë që Kryemadhi ka folur kundër Metës brenda SPAK. Njerëzit thonë që njerëzit që janë afër me Kryemadhin kur thirren në PSAK dëshmojnë kundër Metës dhe anasjelltas. E bëjnë për të lehtësuar veten. LSI ka pasur pushtet në këtë vend. Berisha i dha disa ministri, ku ata vepronin lirshëm dhe me paratë bënin ç’të donin”
Karamuço: “Është real ky konflikt mes tyte. Po ia hedhin njëri-tjetrit fajin. Edhe për SPAK-un është interesant shkaku i divorcit. Pse duhet të kulmonte në një moment kur janë në këtë pikë me SPAK-un. Shumë shpejt këta do të jenë përballë një akuze“.












