Vangjel Dule nuk e përjashtoi si mundësi që djali i Fredi Belerit, Petro Beleri të jetë kandidat për Bashkinë e Himarës, në zgjedhjet e parakohshme që pritet të shpallen nga Presidenti i Republikës.
Kreu i PBDNJ-së tha se vendimi do të merret në momentin e duhur dhe se askush nuk do të përjashtohet nga lista e kandidaturave.
“Qëllimi i Edi Ramës ishte që të pengonte zotin Beleri për të drejtuar Bashkinë e Himarës, për të nëpërkëmbur vullnetin e sovranit. Që në atë moment, ne dhe komuniteti jemi të gatshëm për t’i dhënë përgjigjen zotit Rama. Do të vijë në kohën e duhur dhe do të komunikohet në mënyrën e duhur. Nuk ka një vendimmarrje, por sigurisht që në momentin e duhur do të vijë edhe vendimmarrja e duhur. Askush nuk mund të përjashtohet nga lista e kandidaturave. Kandidaturat fituese nuk mund të përjashtohen”, tha Vangjel Dule.












