Moderatorja Roza Lati ka vënë në provë produksionin, pasi thotë se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa pas sherrit me Meri Shehun, ajo do të largohet nga shtëpia e Big Brother Albania VIP 3.
Me gjithë dëshirën e madhe për të dhuruar ‘show’, Roza tha se do t’i japë fund rrugëtimit të saj në këtë format. Sipas Rozës, një video e saj që merr një shuplakë të pamerituar po bën xhiron e rrjetit dhe kjo është e patolerueshme për të.
Ilnisa: Ti e sheh veten brenda shtëpisë?
Roza: “Nëse Vëllai i Madh nuk merr masa, unë do të largohem. Më vjen shumë keq sepse kisha ardhur këtu me idenë dhe dëshirën që të dhuroja shoë, por unë do dalë nga shtëpia. O zemra ime, të të vëri tjetra dorë. Dhe “të të kërcënojë se do të zhduk nga Tirana për 24 orë?!”












