Saturday, July 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Do jetë një e mirë për vendin!”/ Rama paralajmëron Shqipërinë për…

by Rilindje
11/07/2026
in EDI RAMA
Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…

Në takimin e zhvilluar ditën e sotme me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama u ndal te protesta dhe procesi i integrimit europian i Shqipërisë në BE, për të cilën tha se do të vijë në ndihmë dhe koncerti i sotëm që do të mbahet nga këngëtari i njohur ndërkombëtarisht Kanye West.

I pyetur se pse të rinjtë duhet t’i besojnë sërish atij për ëndrrën europiane, Rama u sugjeroi atyre se ata duhet të shfrytëzojnë metodën “beso dhe kontrollo!”.

Po ashtu, kryeministri solli në vëmendje Finalen e Conference League e cila ndikoi në ndryshimin  e opinionit publik të Holandës për shtetin dhe popullit shqiptar.

“Sa i përket marrëdhënieve tona me Holandën, që kanë qenë ndër më të vështirat që kemi pasur me Bashkimin Evropian, Holanda është realiteti më i ngurtë kur vjen puna te zgjerimi. Një ndeshje futbolli na e ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandën. Finalja e Conference League. E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër” u shpreh kryeministri para të pranishmëve.

Ndërsa më tej, Rama shtoi se dhe koncerti që pritet të zhvillohet sonte në “Eagle Stadium” nga këngëtari i njohur ndërkombëtarisht Kanye West do të ndikojë në formësimin e mendimit të shteteve të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Pjesë nga biseda:

I riu: Integrimi në BE e dëgjojmë prej vitesh, pse duhet të të besojmë se ky nuk është vetëm një premtim tjetër politik? 

Rama: Nuk duhet të besojë, duhet të kontrollojë sepse të besosh pa kontrolluar nuk i besohet askujt. Të besosh pa kontrolluar është me keq. Ky është proces shumë kompleks për të cilin flitet shumë por pak e njohin brenda procesit.

Nëse do të isha dikush që nuk do të merresha me këtë punë do të isha më pak i informuar. Ka kompleksitete të natyrës politike, gjeopolitike. Nuk të fal në plotësimin e kushteve që duhet të avancosh. Në të gjitha fushat t’i duhet të plotësosh standartet. Procesi që të keni idenë do të thotë që Shqipëria të fusë në organizimin e vet të ligje rreth 4000 mijë akte ligjore e nënligjore që lidhen me procesin.

Kapaciteti për të prodhuar të tilla ishte rreth 60 në vit. Normal se nuk do të ecnim me të njëjtin ritëm si për vendet e tjera organzohen një ushtri me juristë.

Kroacisë i janë dashur shtatë vite vetëm për këtë proces. Ne krijuam modelin e inteligjencës artificiale me Diellën dhe, faktikisht, përshpejtuam transpozimin. Sot e bëjmë transpozimin në një kohë shumë më të shkurtër dhe me një saktësi 99.5%, ku dora e juristëve ndërhyn vetëm për rregullime të vogla.

Ti mund t’i bësh të gjitha dhe t’i kalosh të gjitha aktet në rrugën legjislative, por nuk mjafton. Duhet edhe t’i zbatosh. Ka një proces monitorimi. Mund të bësh edhe zbatimin, por prapë nuk mjafton. Duhet që 27 vendet të bien dakord që ti të hedhësh hapin tjetër. Ajo familje funksionon me konsensus, nuk ka votim me shumicë.

Përgjithësisht e kemi hasur këtë te vendet e mëdha që nuk ishin gati ta çonin procesin përpara. Tri herë na është refuzuar hapja e negociatave, edhe pse Komisioni Evropian kishte rekomanduar hapjen e tyre.

Sa i përket marrëdhënieve tona me Holandën, që kanë qenë ndër më të vështirat që kemi pasur me Bashkimin Evropian, Holanda është realiteti më i ngurtë kur vjen puna te zgjerimi. Një ndeshje futbolli na e ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandën. Finalja e Conference League. E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër.

Vulën ia vuri emisioni që ata bënë në Shqipëri dhe sot Holanda është një nga vendet ku opinioni publik e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë më shumë sesa në vende të tjera. Unë do të iki në Paris, pasi jemi të ftuar nga Presidenti i Francës për festimet e 14 Korrikut, dhe më pas do të shkoj në Bruksel, ku do të punojmë për të mbyllur kapitujt. 

NGA KATEGORIA

“Me Kurtin na ecën muhabeti!”/ Rama për kryeministrin e Kosovës: Nuk bëj…
EDI RAMA

“Me Kurtin na ecën muhabeti!”/ Rama për kryeministrin e Kosovës: Nuk bëj…

11/07/2026
Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit…
EDI RAMA

Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit…

11/07/2026
Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…
EDI RAMA

Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë…

11/07/2026
“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…
EDI RAMA

“U godit pabesisht nga terrori!”/ Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm…

11/07/2026
Kryeministri Rama që në mëngjes i përgjigjet “Zvërnecit”: Një ekip i tërë po…
EDI RAMA

Kryeministri Rama që në mëngjes i përgjigjet “Zvërnecit”: Një ekip i tërë po…

11/07/2026
Protesta para Kryeministrisë, reagon Rama: PD-ja, e vetmja parti në botën që…
EDI RAMA

“Sulm i padëgjuar kriminal”/ Rama bën deklaratën e fortë mbrëmjen e sotme: Ky terror…

10/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Me Kurtin na ecën muhabeti!”/ Rama për kryeministrin e Kosovës: Nuk bëj…
EDI RAMA

“Me Kurtin na ecën muhabeti!”/ Rama për kryeministrin e Kosovës: Nuk bëj…

11/07/2026
Nuk pritej nga askush! Rama ZBULON lajmin: Në Shqipëri, do të hapet…
EDI RAMA

“Do jetë një e mirë për vendin!”/ Rama paralajmëron Shqipërinë për…

11/07/2026
Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit…
EDI RAMA

Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit…

11/07/2026
Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…
SHOWBIZ

Aktivisti zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do këndojë. Ngatërron Shqipërinë me…

11/07/2026
Historia e PAZAKONTË në Sarandë/ Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë, stafi i hotelit…
BOTA

Historia e PAZAKONTË në Sarandë/ Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë, stafi i hotelit…

11/07/2026
Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…
SHOWBIZ

Ndër reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Kanye West mbërrin në Tiranë/ Shiko momentin kur…

11/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!