Sekretari i Përgjithshëm i PD së Rithemelimit, Flamur Noka u pyet në lidhje me një deklaratë të bërë nga Agron Gjekmarkaj, se grupi i Gazment Bardhit do të krijojë parti të re nëse nuk ndodh bashkimi.
Flamur Noka u shpreh se nuk ka asnjë hijë dyshimi për bashkimin e demokratëve, megjithëse Berisha ndodhet në “Arrest shtëpie”.
“E kuptoj shqetësimin, por po ju them që është një shqetësim që nuk qëndron, grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Ky bashkim është që në shtator, është i gjithi në aksion. Ky aksion as ka ndaluar dhe as nuk do ndalet. Nuk ka asnjë pengesë, nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim. Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim. Në këtë panik për bashkimin Rama mundohet të fusë pirueta duke tentuar të keq komentojë deklaratat e kolegëve. Zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do të ndodhë. Bashkimi do të ndodhë”, tha Flamur Noka.












