Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se sot është një ditë e veçantë pasi elita e sportit shqiptar i bashkohet Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai bëri të ditur se kjo kategori do të përfitojnë pagën e kolonelit deri në daljen në pension.
“Sot është një ditë e veçantë, ceremoni e pazakontë. Sot FA i bashkohet elita kombëtare e sportit shqiptar. Filloi si një angazhim i Ramës vitin e kaluar, u kthye në një ligj dhe sot ky ligj po zbatohet duke dhënë gradën e lartë kolonel 7 sportistëve tanë elitarë. Ka disa që fitojnë gradën, major, kolonel.
Me flamurin e Shqipërisë kanë arritur rezultatet më të lart kudo në botë. I shtojmë pagën e kolonelit deri në ditën e daljes në pension. Të jesh ushtarak i lartë në FA është nderi më i madh që mund të të japë vendi yt dhe gjurma më fortë që lë. Nuk përfitojnë vetëm ushtarakët dhe sportistët, por gjithë FA”, tha Peleshi.












