Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi theksoi se në një vit nga hapja e programit të kodimit, kanë përfituar 1200 të rinj, 600 prej të cilëve janë punësuar.
Muzhaqi theksoi se fokusi ka qenë integrimi i tyre në tregun e punës. Duke u ndalur tek programi Tumo, ministrja shtoi se risi është që moshat nga 12-18 vjeç mund ta përfitojnë FALAS.
“Tumo ka eksperincë 3 vjeçare por risia është se për moshat 12-18 vjeç, që duan të bëhen pjesë, mund ta bëjnë pa pagesë. Fëmijët mësojnë disiplina të ndryshme, dhe pasi i provojnë që nga animacioni, zhvillimi i lojërave, dizajni grafik etj, zgjedhin 4 më të preferuarat dhe i ndjek tre kurse të ndryshme. Dhe në fund të kurseve bëhet edhe i punësueshëm. Është një mbështetje jo vetem nga qeveria por edhe nga ADF. Falas, është një mundësi shumë e mirë që duhet ta shfrytëzojë çdo prind“, shtoi ministrja.












