Alesia Balliu ka reaguar ashpër ndaj deklaratës virale të bërë nga Flamur Noka gjatë fushatës zgjedhore, ku ky i fundit tha se më 12 maj do të vijë era shtet.
Balliu i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë Nokës, duke thënë se ajo që realisht ka ardhur pas 12 majit, nuk është era e shtetit, por era e dështimit dhe humbjes së tij madhështore.
“Do vijë era shtet” ka qenë shprehja e famshme që Flamur Noka e tha këtu në Dritare TV. Dhe pikërisht nga ky vend dua ti përgjigjem: O Flamur Noka, ka ardhur era e dështimit dhe e humbjes tënde madhështore. Ka ardhur era e shuplakës së madhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duan më ta shohin fytyrën tënde në parlament, sepse u vjen turp prej teje. Kjo erë e re erdhi më 12 maj. Erdha era e dështimit tënd madhështor, era e humbjes së thellë. Sepse një person që ngre pesë gishtat lart në parlament në mënyrë provokuese nuk është shembull për qytetarët. Ti përfaqëson arrogancën, zhargonin e ulët dhe qasjen përjashtuese. Dhe qytetarët shqiptarë nuk e duan më këtë lloj politike”- u shpreh Alesia Balliu.












