Pavarësisht aksionit të bujshëm të SPAK-ut, kryeministri Edi Rama ende nuk ka reaguar për dosjen “Partizani”, por mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të tregoje një tjetër investim infrastrukturor në Durrës.
Rama shkruan se ne qytetin bregdetar po shkon drejt përfundimit ndërtimi i parkut të madh urban për fëmijë e të rritur “Vala”. Kreu i qeverise shkruan se është një hapësirë e dedikuar ndaj të gjitha grupmoshave.
“Me parkun e ri urban “Vala” në Durrës, që po shkon drejt përfundimit, si një hapësirë për të gjitha grupmoshat, me fusha sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi, ju uroj të diel të bukur“, shkruan Rama. KETU SHIKO VIDEO-n:
Deri në këto momente, Edi Rama ende nuk ka thënë asnjë fjalë për “goditjen” e fortë që SPAK ka dhënë ndaj krahut të djathtë duke arrestuar Malltezin dhe masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Sali Berishën.












