Kryeministri Edi Ramma e ka nisur ditën me një video përmbledhëse nga inspektimi i tij në punimet e tunelit të Murrizit, ku dje u arrit edhe bashkimi i dy anëve të këtij kantieri sfidues. Rama teksa ndan pamjet shkruan se kjo ishte një vepër sfiduese.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të daljes në dritë të Tunelit të Murrizit, kësaj vepre kaq sfiduese, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Rama dje inspektoi punimet me ministrene Infrastrikturës, Belinda Balluku, e cila tha se tuneli i Murrizit përbëhet nga dy tube që lidhen me njëri-tjetrin me 11 nyje lidhëse.
“Gjatësia e tunelit kryesor është 3789 metra, ndërsa e tunelit ndihmës 3791 metra. Tuneli kryesor ka një lartësi prej 6.8 metrash”, informoi Balluku.












