Kryeministri Edi Rama në projeksionet e tij, parashikon që shifra e turistëve që mund të vizitojnë Shqipërinë, deri në 2030-ën mund të mbërrijë në 20 milionë.
Rama deklaroi se gjatë këtij viti, deri më tani shifra e turistëve ka mbërritur në 9 milionë, ndërsa pret që deri në fund të Dhjetorit, kjo shifër pritet të mbërrijë në 10 milionë.
“Nga janari në tetor kemi prekur shifrën e 9 milionë turistëve. Dhe nëse ky trend do vazhdojë deri në fund të vitit do t’i afrohemi shifrës së 10 milionë turistëve, që për Shqipërinë është një shifër e jashtëzakonshme ekonomike. Pasi bëhet fjalë për 10 mln konsumatorë. Dhe flas këtu për pasaporta të huaja. Dhe natyrisht që kjo përkthehet në një konsumatorë, në një nevojë në rritje për shërbime në të gjitha nivelet, për prodhim të brendshëm. Nëse ne do të jemi ambiciozë çdo ditë dhe do bëjmë gjërat e duhura çdo vit, pa asnjë diskutim mund ti afrohemi deri në 2030 shifrës së 20 mln turistëve”, tha Rama.












