Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dhe i është përgjigjur disa pyetjeve me interes për publikun.
I pyetur nga gazetarët lidhur me “fatin” e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj i cili prej më shumë se një viti ndodhet në arrati, kreu i SPAK bëri me dije se janë në bisedime të vazhdueshme me autoritetet zviceriane sa i përket ekstradimit të ish-numrit dy të qeverisë.
“Ne jemi në pritje nga autoritetet zviceriane për ekstradimin e Ahmetajt”, mësohet të ketë thënë Altin Dumani.












