Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka dorëzuar kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.
Kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës. Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pajafësi.
Kujtojmë që gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023. Beleri ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale.












