Analisti Poli Hoxha, deklaroi se Sali Berisha tashmë ka dy rrugë, ose të kërkojë “azil politik”, duke qenë akuzon qeverinë, ose të “shkojë në SPAK”.
Sipas Poli Hoxhës, pengimi i drejtesise per te bere punen e vet mund të sjellë ndonjë akuzë të re për Sali Berishën.
“Pengimi i drejtësisë mund të sjellë ndonjë akuzë të re. Berisha ka dy rrugë, ose atë të një azili politik, pasi kështu si po e shtron, le të të kërkoj azil ose të shkojë në SPAK. Nëse e kanë bërë procesin ndaj tij në mënyrë anti-kushtetuese aq më mirë për Berishën. Dil i pafajshëm se del 100 herë më i fuqishëm, s’ka rrugë tjetër. Shko siç shkojnë gjithë te tjerët.’- tha Poli Hoxha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’.