Ndodhi dhe ajo që nuk e kishim menduar se do ndodhte ndonjëherë këtë Big Brother. Ndjekësit dhe adhuruesit e Luizit, mendojnë se ditën e djeshme këngëtari “e teproi” me sjelljen e tij kundër Kiarës e cila shpërtheu në lot.
Në një lojë të organizuar nga “Vëllai i Madh”, vajzat duhej të mos u flisnin djemve. Këta të fundit vendosën të bënin çmos që atyre t’u prishej loja. Me këtë synim, Luizi vendosi Kiarën në një cep të tualetit dhe brenda pak minutash, ajo filloi të ndihej keq, t’i merrte fryma dhe rrjedhimisht, të kërkonte ndihmë.
“Hera e parë që nuk jam dakord me veprimin e Luizit“; “Luizi ka kaluar çdo limit, shumë keq“, “Po e prish lojën Luzi. As nuk më pëlqen fare“, “Shumë gabim Luizi“, “Sot e prishi fare muhabetin, s’bëhet ajo gjë edhe për çfarë? Për një lojë. Unë e shihja nga TV dhe doja të qaja, kurse ai që e dashuron s’e vrau hiç mendjen“, “Luizi sa vjen e po e tepron më shumë“, “Sot gaboi Luizi shumë”, këto ishin disa nga komemtet e fansave në rrjetet sociale kundër Luizit.