Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla është pyetur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla për të cilin tha se mban përgjegjësi personale kurse PS nuk është zyrë avokatie.
Gjithashtu Taulant Balla konfirmoi se PS do të rikandidojë kandidatin socialist Qerim Ismailin për bashkinë e Mallakastrës.
“Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi për një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur. Sa i përket rastit të Mallakastër (Qerim Ismailit) nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë”, u shpreh Balla duke konfirmuar emrin e Qerim Ismailit për bashkinë e Mallakastrës.












