Artan Lame largohet nga detyra si shef i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pas katër vitesh plot sfida dhe mijëra legalizime të shpërndara, Artan Lame lë postin e rëndësishëm.
Kreu i ri i kadastrës do të emërohet drejtoresha aktuale e IKMT-se, Dallëndyshe Bici.
Artan Lame e ka marrë këtë detyrë në vitin mars të vitit 2019 dhe do të mbahet mend si një nga drejtuesit që ka transformuar dhe ka hedhur në regjistër pronat e shqiptarëve, pjesa më e madhe e të cilave nuk ishin fare në sistem. Ish-drejtor i Kadastrës, Artan Lame për 4 vite arriti të ulte korrupsionin brenda radhëve të veta dhe të krijonte një model të ri pune dhe shërbimi ndaj qytetarëve.












