Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë të hënën drejt Brukselit në Belgjikë ku do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel.
Takimi do të zhvillohet një orën 12:30 dhe çështja kryesore e diskutimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi. Në të njëjtën ditë, Kosova dhe Serbia do të diskutohet edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm që do të mbahet në Luksemburg.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrel do të raportojë për situatën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe rrugën që do të ndiqet për de-eskalimin e tensioneve.












