Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Peqin-Rrogozhinë.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin, ku siç shihet edhe në foton e mësipërme, një prej makina ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e parmë.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar dhe rrethanat e aksidentit, teksa pritet një komunikatë nga ana e autoriteve policore.
Aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, ku prej disa minutash nuk lëviz asnjë makinë.