Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, tek Ura e Varur.
Një motor, duke qarkulluar nga Ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një tursite nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.
Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorrit, E.Z,20-vjeç, janë plagosur rëndë. Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes.












