Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin e Shkallës së Parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.
Tashmë ish-kryebashkiaku socialist dënohet me vendim të formës për veprën penale “korrupsion pasiv”. Edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale. Fillimisht ajo u dënua në Shkallën e Parë për “prostitucion”, ndërsa sot Apeli i GJKKO vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e “korrupsionit aktiv”.
Të dy të pandehurit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe përkatësisht Safet Gjici do të kryejë 3 vite burg, kurse Alma Kaçi 1 vit heqje lirie.
Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital për shkak të problemeve shëndetësore.












